BOTA /

"Me disa urrejtje nuk mund të bësh paqe" – Mesazhet tronditëse të vrasësit të Charlie Kirk

Hetimet për vrasjen e Charlie Kirk po vazhdojnë në nivel federal, ndërsa motivet dhe rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.

Shkruar nga Versus

"Me disa urrejtje nuk mund të bësh paqe" – Mesazhet
Hetimet e FBI-së për vrasjen e analistit konservator amerikan Charlie Kirk kanë zbuluar një sërë mesazhesh shqetësuese, që dyshohet t’i përkasin autorit të dyshuar të ngjarjes, Tyler Robinson.

Në një nga mesazhet e gjetura në pajisjet elektronike të tij, ai shkruan:

"Me disa urrejtje nuk mund të bësh paqe."
Një tjetër mesazh, i dërguar në një chat grupi me miqtë e tij, tingëllon si një përshëndetje e fundit:

"Pas pak do të dorëzohem përmes një miku tim, që është sherif. Faleminderit për të gjitha momentet e bukura dhe të qeshurat, keni qenë të mrekullueshëm. Faleminderit të gjithëve për gjithçka."


Ndërkohë, hetimet për vrasjen e Charlie Kirk po vazhdojnë në nivel federal, ndërsa motivet dhe rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.

Poll