BOTA /

Mik i ngushtë i Diddy, publikohet VIDEO-ja skandaloze ku komediani i njohur ishte i pranishëm gjatë një feste

Aktori i njohur komedian Kevin Hart është kthyer në një 'njeri me pak fjalë' që kur miqësia e tij e ngushtë me Sean ‘Diddy’ Combas është vënë në vëzhgim në vazhdën e hetimeve për sulmet seksuale të reperit.

Shkruar nga Versus
Mik i ngushtë i Diddy, publikohet VIDEO-ja skandaloze ku komediani i njohur
Sean Diddy dhe Kevin Hart

Aktori i njohur komedian Kevin Hart është kthyer në një 'njeri me pak fjalë' që kur miqësia e tij e ngushtë me Sean ‘Diddy’ Combas është vënë në vëzhgim në vazhdën e hetimeve për sulmet seksuale të reperit.

Combs, 54 vjeç ndodhet në Qendrën e Paraburgimit  Metropolitan të Brooklyn-it në  New York City me akuza për trafikim seksual , shantazh dhe prostitucion pasi u arrestua muajin e kaluar.

Hart, 45 vjeç i cili ka qenë mik prej vitesh me Combs tani po përpiqet të distancohet përballë spekulimeve në rritje mbi historinë e tij me reperin.

Situata po rezulton gjithashtu e vështirë për punonjësit në HartBeat - kompania globale e mediave me shumë platforma që ai themeloi në vitin 2009 për videon e rishfaqur të Hart duke festuar në një nga festat famëkeqe të Combs. 

Një postim në X tregon pamjet e yllit të komedisë duke folur në një mikrofon ndërsa ishte i rrethuar nga gra me bikine.

Në një moment Hart mund të shihet duke shpërthyer në të qeshura pasi flokët e një gruaje marrin flakë ndërsa ajo është në vaskë. 

Rrjetet e tij sociale janë të mbushura me komente për Diddy dhe miqësinë e tyre.

Ylli i Borderlands ndërsa po shkonte për darkë me gruan e tij Eniko Hart, 40 vjeç, në restorantin LAVO në West Hollywood javën e kaluar u pyet nga media britanike DailyMail.com për festat famëkeqe të Diddy.

Por aktori shpejtoi të mohonte se ishte pjesë e këtyre festave, duke u përgjigjur:  Ju po i bëni pyetjen e gabuar personit të gabuar.' 

Ndërsa pyetjes nëse Combs do të ishte i sigurt në burg, Hart përsëri u përpoq të shmangej dhe përsëriti: 'Person i gabuar, pyetje e gabuar.'/Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: