Shkaqet të cilat kanë sjellë përplasjen e avionit me murin rrethues prej betonit në Korenë e Jugut mund të mos zbulohen asnjëherë.
Ngjarja fatale ndodhi në 29 Dhjetor të vitit të kaluar dhe ju mori jetën 179 personave, duke shënuar një bilanc tragjik. Sipas hetimeve të derimëtanishme,regjistruesi i zërit të kabinës në avionin Jeju Air që fluturonte nga Bangoku në Muan ndaloi së funksionuari 4 minuta para se avioni të ulej në pistë, çka e bën thuajse të pamundur zbardhjen e ngjarjes.
Nga përplasja arritën të mbijetonin vetëm 2 anëtarë të ekuipazhit, të cilët ishin ulur në pjesën e bishtit të avionit.
Autoritetet po planifikojnë të analizojnë se çfarë ndikoi që regjistruesi i zërit, i cilësuar me termin “kutitë e zeza” të ndalonte së regjistruari.
Kutitë e zeza fillimisht u analizuan në Korenë e Jugut dhe kur zbuluan se të dhënat e zërit mungonin, ato u dërgua në një laborator të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit të SHBA-së, i cili konfirmoi dëmtimin e tyre.
Hetuesit thanë se kutitë e zeza ishin vendimtare për hetimin, por shtuan se nuk do të hiqnin dorë nga përpjekjet për të zbuluar pse ndodhi përplasja. Pak minuta para përplasjes pilotët i thanë kontrollit të trafikut ajror se avioni kishte pësuar një goditje nga zogjtë dhe kishin shpallur gjendjen e emegjencës. /Versus.al/








