BOTA /

Momente interesante në Shtëpinë e Bardhë: Presidenti Trump krahasohet me Jezu Krishtin

Këshilltarja shpirtërore e Donald Trumpit, Paula White-Cain, e krahasoi Presidentin amerikan me Jezu Krishtin gjatë një eventi të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se ai u tradhtua, u arrestua padrejtësisht dhe u ringjall si Krishti. Deklarata e saj shkaktoi debat të madh dhe u bë virale menjëherë.

Shkruar nga Versus

Momente interesante në Shtëpinë e Bardhë: Presidenti Trump

Gjatë një eventi të Pashkëve të organizuar në Shtëpinë e Bardhë, këshilltarja shpirtërore e Presidentit amerikan Donald Trump, Paula White-Cain, shkaktoi debat të madh duke e krahasuar Trumpin me Jezu Krishtin.

White-Cain, e cila ka qenë këshilltare shpirtërore e Trumpit që nga fushata e vitit 2016, tha se askush nuk ka paguar çmimin që ka paguar Trumpi, duke shtuar se kjo “pothuajse i kushtoi jetën”.

Ajo vazhdoi duke thënë: “U tradhtuat, u arrestuat dhe u akuzuat padrejtësisht. Kjo është një model i njohur që na ka treguar Zoti ynë dhe Shpëtimtari ynë (Jezu Krishti). Për të nuk mbaroi aty, as për ju nuk mbaron.”

Duke iu referuar ringjalljes së Krishtit, ajo shtoi: “Ai u ringjall të tretën ditë, mundi të keqen, vdekjen, ferrin dhe varrin. Sepse Ai u ringjall, ne e dimë se mund të ngrihemi edhe ne. Falë ringjalljes së Tij, edhe ju u ngritët.”

White-Cain deklaroi gjithashtu se “Zoti ju ka zgjedhur” dhe se Trumpi do të ketë sukses në çdo gjë që ndërmerr.

Ngjarja ndodhi në zyrën Ovale, ku Paula White-Cain bashkë me liderë të tjerë fetarë u lutën për Trumpin dhe i dhanë mesazhe mbështetjeje. Deklaratat e saj u bënë shpejt virale në rrjetet sociale./Versus.al

Poll