
Fjalimi i Zohran Mamdanit, myslimanit të parë të zgjedhur kryebashkiak të Nju Jorkut, ka shkaktuar reagime të shumta për mënyrën sesi iu drejtua presidentit të SHBA-ve, Donald Trump pasi ky i fundit e kishte quajtur komunist. Ai tha se mposhtja e Trumpit në qytetin e tij të lindjes, i jep një tronditje të fortë pushtetit të tij.
“Donald Trump, duke qenë se e di se po shikon, kam 4 fjalë për ty: Rrit volumin! Pas të gjithave, nëse ndokush mund t’i tregojë një populli të tradhtuar sesi mund të mposhtë Trumpin, është vetë qyteti ku ai lindi.
Nëse ka një mënyrë për të tmerruar një despot është çmontimi i kushteve që i mundësuan atij të grumbullonte pushtet. Kjo nuk është thjesht mënyra sesi ndalojmë Trumpin, por sesi ndalojmë tjetrin”- tha Mamdani.
Ndërsa Trump në reagimin e bërë pas rezultatit tha se shkak për fitoren e Mamdanit, u bë fakti se ai vetë nuk ishte si kandidat në fletën e votimit dhe gjithashtu mbyllja e përkohshme e qeverisë. Versus.al


