BOTA /

Një socialist dhe musliman drejt bashkisë së Nju Jorkut pas fitores historike

Zohran Mamdani nuk përfaqëson thjesht një emër të ri në politikë – ai është simboli i një qyteti që ndryshon, një zë për ata që shpesh mbesin pa zë, shkruajnë mediat amerikane.

Shkruar nga Versus
Një socialist dhe musliman drejt bashkisë së Nju Jorkut pas
Zohran Kwame Mamdani

Të martën më 24 qershor 2025 Zohran Kwame Mamdani, anëtar i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, fitoi primaret demokrate për postin e kryebashkiakut me rreth 43.5% të votave, duke mundur ish‑guvernatorin Andrew Cuomo (36.4%) dhe kandidatë të tjerë të profilizua.

Për herë të parë në historinë e Nju Jorkut, një musliman me prejardhje nga Afrika dhe Azia Jugore është në garë për t’u bërë kryebashkiak.

Zohran Mamdani nuk përfaqëson thjesht një emër të ri në politikë – ai është simboli i një qyteti që ndryshon, një zë për ata që shpesh mbesin pa zë, shkruajnë mediat amerikane.

Mamdani mori 432,305 vota në raundin e parë, përballë 361,840 votuesve të Cuomo-s.

Cuomo pranoi humbjen më 25 qershor, duke e cilësuar rezultatin si "surprizë historike" për avantazhin e tij deri në javët e fundit.

I lindur në Uganda por me prejardhe nga India, nëse Mamdani zgjidhet në nëntor, do të jetë kryebashkiaku i parë musliman dhe Indian-amerikan në historinë e qytetit.

Mamdani vetëidentifikohet si demokratik-socialist dhe është anëtar i 'Democratic Socialists of America.'

Fokusi i fortë i Mamdanit në programin e tij janë: çmimet e strehimit dhe transportin publik dhe përkujdesje për shëndetin publik.

Fitorja e Mamdani-t perceptohet si një pikë kthese për pjesën progresive të Partisë Demokrate, si reagim ndaj vështirësive të ish‑establishmentit dhe nevojës për politikë radikale ndaj krizës së strehimit.

Fushata e tij do të duhet të bindë votuesit më të moshuar dhe komunitetet tradicionale, duke transformuar pasionin progresiv në mbështetje të qëndrueshme për zgjedhjet.

Zgjedhjet e nëntorit do të vendosin nëse Nju Jorku po e pranon një drejtues radikal dhe transformues, apo konfirmon rikthimin te moderimi dhe qeverisja status‑quo./Versus.al

 

 

 

Poll