BOTA /

Numra s’ka, emri dhe qëndrimet e njëjta: Kush duhet të hapë rrugë për kryeparlamentarin në Kosovë?

Qëndrime të njëjta dhe tri vota më pak për Haxhiun – çfarë ndodhi sot?

Shkruar nga Versus

Tetë tentativa, tetë dështime për konstituimin e Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk mori votat për kryeparlamentare për të gjashtën herë.

Numra s’ka, emri dhe qëndrimet e njëjta: Kush duhet të

Lëvizja Vetëvendosje po ngul këmbë në kandidaturën e saj, ndërkohë që partitë opozitare po refuzojnë t’i japin votën. Ato kërkojnë një emër konsensual – ashtu siç dikur kishte kërkuar edhe Albin Kurti në kohën e PAN-it.

Qëndrime të njëjta dhe tri vota më pak për Haxhiun – çfarë ndodhi sot?

Deputetët e zgjedhur u mblodhën sot, si zakonisht me vonesë, për të përsëritur skenarin e seancave të kaluara. Kryesuesi Avni Dehari hapi seancën dhe ftoi Vetëvendosjen që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.


Në emër të partisë, sërish foli Glauk Konjufca.

Duke iu referuar vetes si një “propozues stabil”, Konjufca pranoi se kishte mungesa në grupin parlamentar të Vetëvendosjes.

“Më vjen mirë që kam marrë epitetin e një propozuesi stabil. Na mungon Nezir Kraki, por nëse si opozitë mundeni me huazu ndonjë votë, bile mos të mbesim ndër 57”, tha Konjufca.

Emri i Albulena Haxhiut u hodh në votim, por nuk kaloi. Ajo mori vetëm 54 vota për, 44 kundër dhe 3 abstenime. Në seancat e mëhershme kishte arritur të siguronte 57 vota, por këtë herë disa deputetë të LVV-së munguan.

Që nga 15 prilli, kur nisi seanca konstituive, deputetët kanë miratuar vetëm dy pikat e para të rendit të ditës: raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve.

Megjithatë, vazhdojnë të ngecin në pikën e tretë – zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Zhvillimet e radhës priten në seancën e së enjtes, ku mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje që do të zhbllokojë procesin parlamentar./Klan Kosova

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: