BOTA /

Sulmohet me bojë të kuqe godina e 'New York Times'! Mesazhi: Gaza po vdes!

Në muret e godinës është shkruar: “New York Times gënjen, Gaza po vdes”, një mesazh i drejtpërdrejtë që lidhet me mënyrën e raportimit të gazetës për luftën në Gaza. Deri më tani, nuk dihet se kush qëndron pas këtij akti, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Shkruar nga Versus

Sulmohet me bojë të kuqe godina e 'New York Times'! Mesazhi:

Mëngjesin e kësaj të mërkure, godina e gazetës prestigjioze amerikane The New York Times është sulmuar në shenjë proteste, me bojë të kuqe. Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë fasadën e ndërtesës të spërkatur me bojë dhe mbishkrime kundër gazetës.

Në muret e godinës është shkruar: “New York Times gënjen, Gaza po vdes”, një mesazh i drejtpërdrejtë që lidhet me mënyrën e raportimit të gazetës për luftën në Gaza. Deri më tani, nuk dihet se kush qëndron pas këtij akti, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Situata në Rripin e Gazës vijon të përkeqësohet mes bombardimeve të pandërprera nga ushtria izraelite. Ndihma humanitare është kufizuar ndjeshëm, duke e bërë të pamundur shpërndarjen e saj tek civilët në nevojë. Mijëra njerëz kanë humbur jetën, ndërsa të mbijetuarit përpiqen të strehohen në tenda të improvizuara ose godina të dëmtuara.

Raportohet se edhe këto zona nuk janë të sigurta, pasi sulmet kanë përfshirë edhe kampet e strehimit. Protesta ndaj raportimeve të New York Times duket se është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj asaj që disa e konsiderojnë si mbulim të njëanshëm apo të paplotë të konfliktit. /Versus.al

 

Poll