BOTA /

Paralajmërim apo rastësi? Gjenerali amerikan bën “Brirët e Djallit” teksa bombardohet Irani

Në një nga fotografitë më të komentuara nga brenda dhomës së operacioneve, Gjenerali Dan Caine, Kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët, shfaqet duke bërë “shenjën e brirëve”, një gjest i cili sot lidhet me muzikën rock, por që historikisht ka qenë simbol mbrojtjeje ndaj së keqes në kultura mesdhetare.

Shkruar nga Versus

Paralajmërim apo rastësi? Gjenerali amerikan bën

Pas sulmit ajror të forcave amerikane ndaj Iranit, Shtëpia e Bardhë publikoi disa fotografi nga brenda dhomës së situatave të emergjencës, ku Presidenti Donald Trump dhe këshilltarët e tij ndoqën në kohë reale operacionin e koduar “Çekani i Mesnatës”.

Sulmi u drejtua ndaj tre prej qendrave kryesore bërthamore të Iranit – Natanz, Isfahan dhe Fordow – të cilat, sipas Presidentit Trump, janë “shkatërruar plotësisht”, duke e cilësuar ndërhyrjen si një “sulm shumë të suksesshëm”.

Paralajmërim apo rastësi? Gjenerali amerikan bën

Në një nga fotografitë më të komentuara nga brenda dhomës së operacioneve, Gjenerali Dan Caine, Kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët, shfaqet duke bërë “shenjën e brirëve”, një gjest i cili sot lidhet me muzikën rock, por që historikisht ka qenë simbol mbrojtjeje ndaj së keqes në kultura mesdhetare.

Krahas Trump, në foto shihen edhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës amerikane.

Vendimi i Trump për të ndërhyrë ushtarakisht vjen pas ditësh diskutimesh intensive dhe pak përpara skadimit të një afati dyjavor që ai i kishte vendosur vetes për të reaguar pas përshkallëzimit të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, duke e futur kështu SHBA-në drejtpërdrejt në një nga përballjet më të rrezikshme në Lindjen e Mesme në vitet e fundit. /Versus.al/

Poll