BOTA /

Pas anulimeve të fluturimee për shkak të zjarrit, Aeroporti i Londrës del me njoftimin e rëndësishëm

Heathrow këshillon që pasagjerët të mos shkojnë në aeroport, nëse linja ajrore nuk i ka lajmëruar.

Shkruar nga Versus

Pas anulimeve të fluturimee për shkak të zjarrit, Aeroporti i

Aeroporti Heathrow ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se është në gjendje të rifillojë fluturimet dhe se shpreson të kryejë shërbim të plotë nga dita e nesërme.

“Ekipet tona kanë punuar pa pushim që nga incidenti për të siguruar një rregullim  të shpejtë. Tani jemi në gjendje të rifillojmë me siguri fluturimet, duke i dhënë përparësi atyre të anuluara”, shkruhej në deklaratë.

Heathrow këshillon që pasagjerët të mos shkojnë në aeroport, nëse linja ajrore nuk i ka lajmëruar.

“Shpresojmë që nga nesër të vijojmë punën normalisht. Informacionet e mëtejshme do jepen së shpejti. Prioriteti ynë mbetet siguria e pasagjerëve tanë dhe atyre që punojnë në aeroport. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar nga ky incident”, thuhej në deklaratë.

Poll