Duke folur me gazetarët në hotelin e tij në Uashington, Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, e ka minimizuar dramën që u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit të tij me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Ramaphosa u përball me një kohë të vështirë në Zyrën Ovale pasi u kap i papërgatitur me publikimin e disa videove që pretendonin të tregonin persekutimin dhe gjenocid ndaj banorëve të bardhë në Afrikën e Jugut- një pretendim që është diskredituar.
Presidenti i Afrikës së Jugut ndau detaje nga dreka që pasoi përballjen, duke thënë se ekipi i tij pati një "angazhim të fortë" dhe një "drekë mjaft të këndshme" me administratën Trump, ku u diskutuan çështje të tilla si golfi, tregtia dhe investimet.
"Isha mjaft i kënaqur që pati një marrëveshje dhe angazhim mjaft të fortë se do të vazhdojmë të angazhohemi," u tha ai mediave të Afrikës së Jugut pas informimit.
Ramaphosa këmbënguli se vizita ishte një "sukses i madh" dhe se ndërsa mediat e Afrikës së Jugut "donin të shihnin dramë", ai "i vinte keq që ju zhgënjyem disi".
Ai gjithashtu përmendi se tani pret që Trump të marrë pjesë në samitin e G20 në Johannesburg më vonë këtë vit. Versus.al







