BOTA /

Prej dhjetorit nën besën e Putinit, Assad i shpëton një atentati për helmim në Rusi

Ish-sunduesi i Sirisë u ndje keq të dielën kur filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje.

Shkruar nga Versus

Prej dhjetorit nën besën e Putinit, Assad i shpëton një

Rusi- Një tentativë helmimi raportohet të jetë bërë në Moskë ndaj diktatorit sirian Bashar al-Assad. Sipas mediave ruse, thuhet se gjatë të dielës Assad kërkoi ndihmë mjekësore pasi filloi të kishte shumë vështirësi në frymëmarrje, pothuajse duke u mbytur.

Gjendja e 59 vjeçarit u stabilizuia të hënën, por testet treguan se mund të ketë pasur një tentativë për helmimin e tij.

Që prej 8 dhjetorit të vitit të kaluar, al-Assad ka përfituar azil politik në Moskë ku ndodhet nën mbrojtjen e presidentit rus Vladimir Putin që prej rrëzimit të regjimit të tij në Siri. Versus.al

Poll