Janë bërë publike pamje të reja nga ngjarja e sotme në Bielefeld, Gjermani, ku po zhvillohej seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani.
Në një video të shpërndarë në platformën “X”, shihet qartë një person i plagosur duke u rrëzuar në mes të rrugës, ndërsa pak më vonë ai merret në kujdes nga shërbimet e ndihmës së shpejtë.
Sipas raporteve të mediave gjermane, WELT, tre persona janë lënduar gjatë kësaj ngjarjeje.
Dyshimet tregojnë se të plagosurit mund të jenë të afërm të të dyshuarit për vrasjen e Nimani-t. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim dhe ka tërhequr vëmendjen e gjerë publike.
View this post on Instagram







