BOTA /

"Putin më urren, do të na vrasë", Zelensky: Edhe unë ndihem njësoj ndaj tij

Shkruar nga Versus

"Putin më urren, do të na vrasë", Zelensky: Edhe

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ishte dje në Shtëpinë e Bardhë ku mori garanci nga presidenti Donald Trump se do të përpiqej t’i jepte fund luftës në takimin që do të ketë me Vladimir Putin në Hungari.

I pyetur nga gazetarët për Putin, Zelensky tha se presidenti rus e urren atë, por shtoi se edhe ai vetë ndjen të njëjtën gjë për presidentin rus.

“Putini më urren”, u tha ai gazetarëve në Uashington. Kur një gazetar e pyeti Zelenskyn: “A e urren atë?”, ai u përgjigj se do të ishte e çuditshme nëse do të kishte një mendim të ndryshëm për ata që “përpiqen të na vrasin të gjithëve”.

“Kam të njëjtin qëndrim ndaj këtij njeriu”, tha Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas mbështeti thirrjet e Trump për një armëpushim të menjëhershëm përgjatë vijave aktuale të frontit. Ai nuk pranoi të zbulonte nëse SHBA-të do ta furnizonin Kievin me raketa Tomahaëk me rreze të gjatë veprimi, por la të kuptohej se nuk ka pasur ndonjë përparim në këtë çështje. “Duhet të punojmë më shumë për këtë,” tha ai.

Putin ka thënë se është i hapur për t’u takuar me Zelenskyn, por vetëm në fazat e fundit të negociatave, pasi një traktat paqeje të jetë gati për t’u nënshkruar. Versus.al

Poll