BOTA /

Rival i Erdoganit, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi

Shkruar nga Versus

Rival i Erdoganit, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në

Turqi- Policia ka zhvilluar një operacion masiv për arrestimin e 40 personave, mes të cilëve edhe kryebashkiaku i Beyoglu, si pjesë e një hetimi për korrupsion. Kritikët e shohin këtë si një tjetër valë goditje ndaj opozitës me urdhër të presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Midis atyre që aktualisht janë në burg është kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, rivali kryesor politik i Presidentit Tayyip Erdogan, i cili po hetohet me akuza për korrupsion dhe lidhje me terrorizmin.

Kryebashkiaku i Beyoglusë, Inan Guney, nga Partia Republikane Popullore (CHP) kryesore e opozitës, është kryebashkiaku i 16-të që është arrestuar gjatë operacionit, në të cilin janë arrestuar gjithsej më shumë se 500 persona në më pak se një vit. Këto arrestime kanë sjellë shqetësim edhe në faktorin ndërkombëtar. Versus.al

Poll