BOTA /

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Blinken paralajmëron: Irani mund të sulmojë Izraelin brenda 48 orëve

Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani mund të sulmojë Izraelin brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme

Shkruar nga M.H
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Blinken paralajmëron: Irani mund
Antony Blinken

Tensionet në Lindjen e Mesme po vijnë duke u shtuar e së bashku me to duket se po afron edhe koha e shpërthimit.

Ushtria izraelite njoftoi se ndodhet në gatishmëri maksimale dhe sirenat në disa rajone të saj janë aktivizuar, duke lajmëruar sulmet e mundshme me raketa nga Hezbollah.

Blinken bëri thirrje të hapur në G7, por Teherani refuzoi edhe apelin e shteteve arabe për moderim.  

Sulmi i Iranit është 'i afërt' edhe për Shtetet e Bashkuara. Ndoshta tashmë sot. Netanyahu mblodhi së bashku udhëheqësit e ushtrisë dhe inteligjencës: "Ne do të kërkojmë një çmim shumë të lartë nga kushdo që na sulmon", thotë ai.

Raketa nga Hezbollahu janë duke u dershur mbi shtetin hebre. Edhe Italia, ashtu si SHBA dhe Britania e Madhe, ftoi rreth 3 mijë bashkëqytetarë të largohen menjëherë nga Libani. Megjithatë, ushtarët e misionit Unifil do të mbeten aty.

Nga ana tjetër, Tajani thirri një takim të ministrave të G7 për 'të ndalur përshkallëzimin'. Moska i dërgoi armë Iranit, konkretisht sisteme të luftës elektronike dhe raketa Iskander në Teheran.

“Mjaft luftë në Lindjen e Mesme, mos e mbysni paqen. Sulmet dhe vrasjet e synuara nuk janë zgjidhja”, ishte thirrja e Papa Franceskut në Angelus, raporton “La Repubblica”.

Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani mund të sulmojë Izraelin brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme. Axios shkruan se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u tha kolegëve nga vendet e G7 të dielën se Uashingtoni beson se një sulm iranian ndaj Izraelit mund të fillojë brenda 24-48 orëve të ardhshme.

Sipas raportit, Blinken foli me homologët e tij në kontekstin e përpjekjeve të SHBA-së për të lehtësuar tensionet në rajon dhe për të parandaluar shpërthimin e një lufte gjithëpërfshirëse./ Versus.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags:

iran izrael

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: