
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mblidhen të hënën për të diskutuar situatën e tensionuar pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore në Iran.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, përmes një postimi në platformën “X”, deklaroi se ndalimi i zhvillimit të një arme bërthamore nga Irani është thelbësor për ruajtjen e sigurisë globale.
Ajo bëri thirrje për përmbajtje dhe rikthim në tryezën e bisedimeve për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
“Irani nuk duhet të lejohet të zhvillojë një armë bërthamore, pasi do të përbënte kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare. I bëj thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të rikthehen në negociata”, shkroi Kallas./Versus.al







