Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në një tren që po transportonte deputetë të Parlamentit Evropian në Bruksel.
Referuar mediave ndërkombëtare, politikanët sapo kishin hipur në trenin e “Eurostar” në orën 14:57 me orën lokale, kur u bë evakuimi.
Explosion ds la locomotive du train devant ramener les parlementaires européens et le personnel de #Strasbourg à #Bruxelles.
— Emmanuel Foulon (@efoulon1) October 10, 2024
Origine encore inconnue.
Les passagers appelés à « se réfugier » ds le tunnel
Gare paralysée, pompiers appelés en urgence #explosion #ParlementEuropeen pic.twitter.com/9J0u3cQDT4
“Ka ndodhur një incident teknik në tren në stacionin e Strasburgut”, konfirmoi zëdhënësi i parlamentit evropian, ndërsa konfirmoi se të gjithë pasagjerët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Asnjë nuk mbeti i plagosur. Një zyrtar danez në grupin e Majtë, e përshkroi evakuimin si “kaotik”. Një asistent parlamentar belg në grupin “ReneW Europe”, shkroi në internet se kishte dëgjuar një “shpërthim”.
Plenty of firefighters here at #Strasbourg station - but very little info.
— Pelle Geertsen (@pellechristy) October 10, 2024
Chaotic evacuation where people were only told to leave their luggage on board after most had already left, with their luggage#EPlenary pic.twitter.com/adrUBZt7QQ
Disa vendosën të shohin ngjarjen me një ton me humoristik. Bas Eickhout, bashkëkryetar i të Gjelbërve, tha se vonesa i dha atij një “mundësi të mirë për të komunikuar me të gjithë ata me të cilët nuk kishte folur këtë javë.
Parlamenti Evropian cakton trena specialë për anëtarët dhe punonjësit e tij midis Brukselit dhe Strasburgut, ku ndodhen godinat.








