Të paktën pesë persona humbën jetën dje në Spanjë për shkak të ndërprerjejes së energjisë elektrike, thanë autoritetet, duke vënë në dukje se të tre ishin anëtarë të së njëjtës familje që vdiqën nga mbytja, ndoshta e shkaktuar nga një gjenerator me defekt.
Një tragjedi familjare ndodhi në qytetin Tamboadela, në Galicia, ku tre anëtarë të një familjeje vdiqën nga thithja e monoksidit të karbonit.
Bëhet fjalë për një çift (81 dhe 77 vjeç) dhe djalin e tyre (56 vjeç), raporton El Pais , të cilët u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre të martën në mëngjes.
Shkaku i vdekjes është thithja e monoksidit të karbonit nga një gjenerator ose pajisje tjetër që djeg karburant.
Në qytetin Alzira, i cili ndodhet në provincën e Valencias, një grua 46-vjeçare me aftësi të kufizuara që vuante nga një problem në mushkëri vdiq kur pajisja e saj e furnizimit me oksigjen ndaloi së punuari.
Në një incident të tretë të hënën në mbrëmje në zonën Carabanchel, në jug të Madridit, një zjarr shpërtheu në shtëpinë e një gruaje 56-vjeçare.
Sipas hetimeve të para shkak është bërë një qiri. Zjarri shpejt shkaktoi një re të dendur tymi që arriti në një dhomë tjetër, ku ndodhej viktima, ndërsa preku edhe fqinjët e tjerë. Të paktën 13 fqinjë kishin nevojë për ndihmën e parë, ndërsa pesë prej tyre u dërguan në spital si pasojë ee tymit të shpërndarë ngaa flakët.








