
Ministria e Jashtme e Kosovës ka reaguar për skandalin e ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Shkupit ku presidentja Vjosa Osmani është trajtuar në mënyrë tepër vulgare nga ana e personelit të aeroportit.
Duke e cilësuar incidentin si “trajtim jodinjitoz” ndaj Osmanit, ministria e Jashtme bën me dije se kanë kërkuar sqarime zyrtare nga ana e ambasadës maqedonase në Prishtinë dhe ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë”, thuhet në njoftim.
Dje, Vjosa Osmani përjetoi një incident të papritur në Aeroportin e Shkupit ku sigurimi tentoi t’i merrte telefonin e saj përkundër çdo rregulli të caktuar për trupën diplomatike të një vendi. Këshilltari për media i presidents, Bekim Kupina e cilësoi këtë veprim si një shkelje të praktikave ndërkombëtare. Nërsa pala maqedonase u përpoq të fajësonte stafin e Osmanit për incidentin. Versus.al







