BOTA /

Skenë e pazakontë: Burri arrestohet duke drejtuar një xhip lodër ngjyrë rozë në rrugë (FOTO)

Burrri i identifikuar si Kasper Lincoln, më 5 shtator, kishte marrë automjetin lodër – që në fakt ishte i vajzës së bashkëjetuesit të tij – pasi, sipas tij, ishte “dembel për të ecur”. Ai tha për CBC News se po shkonte me një mik për të blerë një akullore, ndërsa vendosi të përdorte xhipin lodër për argëtim.

Shkruar nga Versus

Skenë e pazakontë: Burri arrestohet duke drejtuar një xhip

Policia në Prince George, British Columbia, u përball me një pamje të çuditshme kur ndaloi një burrë që po lëvizte me një xhip të vogël Barbie, ngjyrë rozë, në një nga rrugët kryesore të qytetit dhe në orar trafiku.

Burrri i identifikuar si Kasper Lincoln, më 5 shtator, kishte marrë automjetin lodër – që në fakt ishte i vajzës së bashkëjetuesit të tij – pasi, sipas tij, ishte “dembel për të ecur”. Ai tha për CBC News se po shkonte me një mik për të blerë një akullore, ndërsa vendosi të përdorte xhipin lodër për argëtim.

Pamjet e ngjarjes u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku disa përdorues e morën me humor, ndërsa të tjerë shprehën mosbesim për reagimin e policisë.

“Seriozisht, po e arrestoni sepse po drejtonte një makinë lodër?”, u shpreh një dëshmitare, e cila regjistroi momentin e vendosjes së prangave.

Megjithatë, policia deklaroi se Lincoln u arrestua për “drejtim të ndaluar” dhe iu nënshtrua dy testeve të alkoolit, të cilat rezultuan pozitive.

Si pasojë, atij iu vendos një ndalim drejtimi i automjetit prej 90 ditësh.

Në njoftimin zyrtar, policia sqaroi se ndonëse disa mund ta shohin rastin si të parëndësishëm, ngasja e një mjeti të tillë në rrugë të ngarkuar krijon rrezik për shoferët e tjerë dhe për vetë personin që e drejton, pasi askush nuk pret të hasë një automjet lodër në trafik./Versus.al

Poll