BOTA /

“S’keni turp”, eurodeputetja gozhdon Kallas: Izraeli ka rrëmbyer europianët, po ta bënte Irani nuk do qeshnit

Gjatë gjithë fjalës së eurodeputetes spanjolle, Kallas u përpoq të sillej sikur nuk e kishte mendjen.

Shkruar nga Versus
“S’keni turp”, eurodeputetja gozhdon Kallas: Izraeli ka
Kaja Kallas, Irene Montero

Eurodeputetja spanjolle Irene Montero u përball me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, lidhur me ndalimin e flotiljes izraelite për në Gaza, duke e akuzuar BE-në se ka heshtur ndërsa qytetarët evropianë janë ndaluar në Mesdhe dhe duke e pyetur se si do të reagonte nëse Rusia ose Irani do të kryenin një operacion të ngjashëm.

“A nuk keni turp? Meqë ra fjala zonja Kallas, Izraeli prej 24 orësh në mes të Mesdheut ka sekuestruar anije dhe qytetarë europianë. Mendoni se është për të qeshur? Mua nuk më duket ashtu! A keni ndërmend të lëvizni gishtin për t’i mbrojtur? Janë qytetarë europianë! Çfarë do të bënit ju nëse Irani ose Rusia do të rrëmbente qytetarët europianë në Mesdhe? Meqë është Izraeli, qeshni dhe shikoni për në anën tjetër”- u shpreh mes të tjerash Montero ndërsa Kallas shfaqet duke biseduar me një tjetër zyrtare të Parlamentit. Versus.al

 

Poll