BOTA /

Tensionet në Lindjen e Mesme, Ursula Von der Leyen mbledhje urgjente të mërkurën

Kriza në Lindjen e Mesme ka nxitur shqetësime të mëdha për stabilitetin rajonal, si dhe për valë të mundshme emigrimi, kërcënime të sigurisë dhe ndikime ekonomike për kontinentin evropian.

Shkruar nga Versus

Tensionet në Lindjen e Mesme, Ursula Von der Leyen mbledhje urgjente

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar mbajtjen e një mbledhjeje të posaçme të Kolegjit të Komisionerëve ditën e mërkurë, për të diskutuar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ndikimet e tij potenciale në sigurinë evropiane.

“Të mërkurën do të mbajmë një mbledhje të Kolegjit për Sigurinë, ku do të fokusohemi te përkeqësimi i situatës në Lindjen e Mesme dhe pasojat e saj për Evropën,” – shkroi von der Leyen në një postim në rrjetet sociale.

Tensionet në Lindjen e Mesme, Ursula Von der Leyen mbledhje urgjente

Kriza në Lindjen e Mesme ka nxitur shqetësime të mëdha për stabilitetin rajonal, si dhe për valë të mundshme emigrimi, kërcënime të sigurisë dhe ndikime ekonomike për kontinentin evropian. /Versus.al

Poll