Të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 58 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shtypjeje masive gjatë një tubimi elektoral në shtetin jugor indian të Tamil Nadu, raporton e përditshmja “The Hindu”, duke cituar ministrin e Shëndetësisë së shtetit, Ma. Subramanian.
Incidenti tragjik ndodhi gjatë një fushate politike të aktorit të njohur dhe tashmë politikanit Vijay, i cili po zhvillonte aktivitete për partinë e tij, Tamilaga Vettri Kazhagam, në prag të zgjedhjeve shtetërore që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.
Një turmë e madhe, që kishte ardhur për të marrë pjesë në ngjarjen, shkaktoi një kaos të papritur, i cili përfundoi me një tragjedi të madhe, ku shumë njerëz u shtypën dhe disa u plagosën rëndë. Ngjarja ka tronditur jo vetëm vendin, por edhe gjithë rajonin, duke lënë pas dhimbje dhe dëshpërim.
Kryeministri indian Narendra Modi ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke e quajtur incidentin "thellësisht të dhimbshëm" dhe duke shprehur ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre në një postim në rrjetin X.







