
Trupi i pajetë i Hannah Lynch, vajzës 18-vjeçare të manjatit anglez Michael Lynch, e cila u zhduk pas fundosjes së jahtit luksoz Bayesian të hënën e kaluar, u gjet mëngjesin e sotëm nga zhytësit e brigadës italiane të zjarrfikësve.
Vajza, personi i fundit i zhdukur nga rrënojat u bllokua, si viktimat e tjera, brenda njërës prej kabinave, në një thellësi prej 50 metrash.
Kërkimi për vajzën e manjatit britanik nuk ishte "i lehtë apo i shpejtë", tha një zëdhënës i rojes bregdetare italiane.
"Që në momentin e parë nuk ishte e lehtë apo e shpejtë për të inspektuar anijen," i tha Vicenzo Zagarola agjencisë së lajmeve PA , duke shtuar: "Mendoni për një ndërtesë 18-katëshe plot me ujë."
Autoritetet italiane po kryejnë hetime për diçka që dyshohet e qëllimshme.
Sipas Daily Mail, Prokuroria Publike e Termini Imerese, e drejtuar nga Ambrogio Cartozio, po heton pse jahti luksoz Bayesian u përmbys dhe u fundos pranë portit të Porticello pak para orës 5 të mëngjesit të së hënës.
Hetuesit po shqyrtojnë veprat penale të " shkaktimit të një aksidenti dhe vrasje të shumëfishtë nga pakujdesia" ndaj "personave të panjohur". Prokurorët nesër në mëngjes do të mbajnë një konferencë për shtyp, ku pritet të zbardhin më shumë detaje rreth hetimit të tyre. Shkaktimi i mbytjes së një anijeje është një vepër më vete sipas kodit penal italian dhe dënohet me burgim deri në 12 vjet. Kujtohet se, në 24 orët e fundit, shkaku i fundosjes së jahtit të manjatit Michael Lynch, i cili është ndër të vdekurit janë bërë një sërë spekulimesh.
Nga ekspertët janë paraqitur teori të ndryshme se çfarë e shkaktoi aksidentin tragjik, me CEO-n e kompanisë që e ndërtoi atë duke folur për "gabime të shumta njerëzore". / Versus.al







