Të paktën 8 persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën kur një tren goditi një furgon pasagjerësh pranë Ismailia, në Egjiptin verilindor, të dielën, tha Ministria e Shëndetësisë.
Aksidenti ndodhi kur furgoni i pasagjerëve u përpoq të kalonte një vendkalim hekurudhor të pambrojtur, tha në një deklaratë Hekurudhat Kombëtare të Egjiptit (ENR).
Në vendin e aksidentit kanë shkuar 13 autoambulanca dhe kanë transportuar të plagosurit në spitalin aty pranë.
Tragjedia më e rëndë e trenit në Egjipt ndodhi në vitin 2002 në zonën Ayat të Gizës, ku më shumë se 380 njerëz vdiqën për shkak të zjarrit në një tren që udhëtonte nga Kajro në Luxor.








