Aktivistja Greta Thunberg i është kundërpërgjigjur presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i cili ditën e djeshme e cilësoi atë si person që ka probleme me zemërimin duke i sugjeruar që të vizitohej nga një doktor.
Në përgjigjien e kthyer, Thunberg u përgjigj me ironi duke falenderuar Trumpin për shqetësimin e tij, ndërsa tha se ai është personi që duhet të përballet me problemet e zemërimit.
“Dëgjova se Donald Trump ka shprehur edhe një herë pikëpamjet e tij lajkatuese për karakterin tim dhe e vlerësoj shqetësimin e tij për shëndetin tim mendor”, shkroi aktivistja 22-vjeçare suedeze në një postim në Instagram të martën në mëngjes.
“Do të vlerësoja çdo rekomandim që keni për t’u marrë me këto të ashtuquajtura “probleme të menaxhimit të zemërimit”, pasi – duke gjykuar nga historiku juaj mbresëlënës – duket se edhe ju përballeni me to”, shtoi ajo.
Presidenti amerikan u pyet nga gazetarët në Zyrën Ovale në lidhje me deportimin e Greta Thunberg dhe aktivistëve të tjerë pro-palestinezë që u përpoqën të thyenin bllokadën detare të Gazës nga Izraeli. Versus.al







