Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas dorëheqjes së ish-drejtorit të Qendrës Kombëtare të Antiterrorizmit, Joe Kent, duke e lidhur largimin e tij me qëndrimet e zyrtarit ndaj kërcënimit që paraqet Irani.
Trump u shpreh për mediat se, ndonëse e konsideronte Kent një “djalë të mirë”, ai kishte mangësi në çështjet e sigurisë kombëtare.
“Kur lexova deklaratën, kuptova se është mirë që ai është larguar, sepse tha se Irani nuk përbënte kërcënim”, deklaroi ish-presidenti.
Ai theksoi se vlerësimi i Iranit si jo kërcënim është i papranueshëm për një zyrtar që merret me sigurinë kombëtare. “Irani ishte një kërcënim, çdo vend e kuptoi se çfarë kërcënimi ishte Irani”, shtoi Trump, duke përsëritur qëndrimin e tij për një qasje më të fortë ndaj Teheranit.
Ish-presidenti theksoi se persona që mbajnë qëndrime të tilla nuk duhet të jenë pjesë e strukturave të sigurisë. “Kur dikush që punon me ne thotë se Irani nuk është kërcënim, ne nuk i duam ata njerëz”, shtoi ai.
Dorëheqja e Kent ndodh në një kohë të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme, duke rikthyer debatet mbi sigurinë dhe vlerësimin e kërcënimeve në qendër të politikës amerikane./Versus.al


