
Që prej shpalljes së tërheqjes së Joe Biden nga gara për një mandat të dytë presidencial në SHBA, ish-presidenti Donald Trump ka ndarë vazhdimisht postime të tij në rrjetin e tij “Truth Social”.
Në njërën prej postimeve, ai ngre pikëpyetjen se kush po e drejtonte vendin tani, duke e cilësuar presidentin Biden si “kërcënim për demokracinë”.
Ndërsa në një tjetër postim ai shkruan: Joe Biden do të zgjohet dhe do të harrojë se u largua nga gara.
Trump ka qenë mjaft aktiv që pas njoftimit të Biden për tërheqjen nga gara për një mandat të dytë si president i SHBA-ve. Versus.al








