BOTA /

Trump vlerëson fitoren e CDU/CSU në Gjermani: Ditë e madhe për Berlinin dhe për SHBA

Shkruar nga Versus
Trump vlerëson fitoren e CDU/CSU në Gjermani: Ditë e madhe
Donald Trump

“Është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e Trump. Urime të gjithëve”.

Kështu është shprehur vetë Donald Trump në rrjetin e tij social Truth, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani.

“Duket se partia konservatore në Gjermani ka fituar me diferencë të madhe. Ashtu si në SHBA, edhe gjermanët janë lodhur nga politika pa sens, veçanërisht në çështjet e energjisë dhe imigracionit, që ka mbizotëruar për shumë vite.

Kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e një zotërie të quajtur Donald Trump. Urime të gjithëve, shumë fitore të tjera do të vijnë”, ka deklaruar Trump.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: