BOTA /

Trumpi paralajmëron Putinin: Uroj mos të shkojmë deri në përdorimin e arm*ve bërthamore

"Ukraina është vija jonë e parë e mbrojtjes, ne duhet ta ruajmë dhe ta rrisim mbështetjen tonë", theksuan si Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen ashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.

Shkruar nga Versus

Trumpi paralajmëron Putinin: Uroj mos të shkojmë deri në

Gjatë mbledhjes me gjeneralët e ushtrisë amerikane, presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë thirrje për rritjen e mbështetjes ndaj Ukrainës. Ai tha se mendonte se do ta kishte të lehtë zgjidhjen e konfliktit duke njohur presidentin rus Vladimir Putin, por shtoi se ishte i zhgënjyer shumë me këtë të fundit.

Ai nuk la pa paralajmëruar Rusinë se në rast kërcënimi, SHBA ka armë bërthamore më shumë se kushdo dhe më te reja se të tjerët të cilat nuk do donte t’i përdorte.

‘’Sinqerisht nëse vjen deri në pikën e përdorimit të tyre, ne kemi më shumë prej tyre se kushdo tjetër, më të mira, më të reja, por është diçka për të cilën as nuk dua të mendoj". Kohët e fundit u kërcënuam pak nga Rusia dhe dërgova një nëndetëse, një nëndetëse bërthamore, arma më vdekjeprurëse e prodhuar ndonjëherë. Së pari, nuk mund ta gjesh, ne jemi 25 vjet përpara Kinës dhe Rusisë për nëndetëset". Versus.al

Poll