
Predikuesi mysliman turk Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se ishte pas një grushti të dështuar të 2016-ës, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara ku jetonte prej vitit 1999.
Gylen ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e tij të mëvonshme i akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti kundër liderit turk Tajip Erdogan, akuza të cilat ai i mohoi.
I ndjeri njihet edhe si armiku më i madh i Erdoganit. Gulen njihet si kreu i një “vëllazërie fetare” me miliona ndjekës në të gjithë botën. Vetë presidenti turk, Erdogan dhe mediat turke e cilësojnë Gulenin si “kreun e një organizate terroriste”. Për këtë Erdogan shpesh herë ka bërë thirrje ndaj autoriteteve shqiptare që të dëbojnë nga vendi anëtarët e këtij sekti duke pretenduar se ata po përpiqen të ndërtojnë një shtet në hije dhe të mbjellin destabilitet duke futur njerëzit e tyre në pozicionet më kyçe të komunitetit musliman.
Kreu i lëvizjes FETO, Fethullah Gulen, dikur ka qenë edhe aleati i presidentit Erdogan, derisa lëvizja e tij mori rrjedhë tjetër dhe u shpall organizatë terroriste nga Ankaraja. Versus.al








