BOTA /

VIDEO/ Aksident i frikshëm në autostradë, dy fëmijët të vegjël “fluturojnë” nga dritaret

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në një autostradë në Teksas, teksa dy mjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Shkruar nga Versus

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në një autostradë në Teksas, teksa dy mjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e rënda, të cilat tregojnë momentin ku dy fëmijë të vegjël, ndodhen në mes të rrugës, pasi kanë dalë nga mjetet e përfshira në aksident.

Sipas mediave të huaja, dy mjetet u përplasën në autostradën lindore “Interstate 10” në Freeport, dhe një prej tyre u përmbys. Një grua dhe dy fëmijët e vegjël, kanë shpëtuar mrekullisht ndërsa kanë ‘fluturuar’ nga makina që u përmbys.

Nga aksidenti nuk janë raportuar të lënduar, ndërsa autoritet kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve.

Poll