Përpjekja e një shtetasi kolumbian për të kontrabanduar një sasi kokaine, të cilën e kishte fshehur brenda një paruke që mbante, nga vendi i tij në Holandë rezultoi e pasuksesshme . 40-vjeçari ishte javën e kaluar në aeroportin ndërkombëtar Rafael Nunez të Kartagjenës për një fluturim për në Amsterdam, pasi kishte mbushur parukën e tij me 19 doza kokaine, me peshë totale mbi 220 gram dhe me vlerë rreth 10,000 euro.
A 40-year-old man from Colombia is arrested after a wig packed with 220g of cocaine is found on his head at Rafael Nunez International Airport ⬇️ https://t.co/fh4q881MUU pic.twitter.com/abVZgxq4Uw
— Sky News (@SkyNews) February 25, 2025
Megjithatë, kur oficerët e Agjencisë Kolumbiane të Zbatimit të Drogës "skanuan" parukën , ata zbuluan drogën. 40-vjeçari është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Përgjithshme për veprën penale të trafikimit, prodhimit dhe transportit të lëndëve narkotike.
Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, Kolumbia është eksportuesi më i madh në botë i kokainës dhe në vitin 2023 vendosi një rekord të ri në prodhimin e drogës dhe në kultivimin e gjetheve të kokainës nga e cila prodhohet.
Kultivimi i gjetheve të kokas ishte 10% më i lartë vitin e kaluar se në 2022, ndërsa prodhimi i kokainës u rrit me 53% nga 1,738 ton në 2,600 , sipas Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC)./Versus.al







