BOTA /

VIDEO / Dronët mbi aeroportin e Eindhovenit në Holandë, ndalohet fluturimi i avionëve

Pajisjet kundër dronëve gati për t'u aktivizuar

Shkruar nga Versus

VIDEO / Dronët mbi aeroportin e Eindhovenit në Holandë, ndalohet

Trafiku në aeroportin e Eindhovenit në Holandën jugore u ndërpre për shkak të shfaqjes së një numri të madh dronësh, njoftoi Ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans,në një postim në X. “ Pajisjet kundër dronëve janë gati për veprim.

Një hetim është duke u zhvilluar”, shtoi Ministri holandez i Mbrojtjes.

Ushtria holandeze përdori sisteme armësh kundër dronëve në bazën ajrore Volkel, 40 kilometra nga Eindhoven, të mërkurën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

E pyetur për origjinën e dronëve, ministria nuk bëri komente.

Dronët dhe ndërhyrjet e tjera ajrore kanë shkaktuar probleme në Evropë në muajt e fundit.

Në shtator, më shumë se 20 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake dhe tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë për 12 minuta.

Që atëherë, fluturimet e dronëve me origjinë të panjohur kanë ndërprerë operacionet ajrore në Evropë. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i ka quajtur këto incidente "luftë hibride".

Poll