
Një meteor që fluturoi mbi Statujën e Lirisë në NeW York të martën në mëngjes (16 korrik) dhe shpërtheu rreth 30 milje larg qendrës së qytetit të Manhatanit sipas NASA-s ka krijuar panik tek banorët.
Këta të fundit kanë raportuar se kanë ndjerë dridhje dhe se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë.
Meteori kaloi mbi qytetin e Nju Jorkut rreth orës 11:15 të mëngjesit në të njëjtën kohë njujorkezët raportuan se kishin parë një blic të zjarrtë në qiell dhe ndjenjë dridhje të lehtë të tokës nën këmbët e tyre.
Spektakli zgjati 30 sekonda para se meteori të ndahej në tre pjesë.
Sipas Shërbimit Meteor të NASA-s, "rruzulli i ndritshëm i ditës" u vu re fillimisht rreth 40 milje (64 kilometra) mbi Gjirin e Epërm të Portit të Nju Jorkut, ku ndodhet Statuja e Lirisë.
Meteori, duke udhëtuar me 34,000 milje në orë, fluturoi përgjatë një trajektoreje të pjerrët me një pjerrësi prej vetëm 18 gradë.
Ai kaloi mbi Statujën e Lirisë dhe u shpërnda 29 milje mbi Manhatan, tha NASA në një postim në Facebook.
Sa i përket lëkundjeve, ekspertët nuk besojnë se ato kanë lidhje me ndonjë meteor apo ndonjë fenomen tjetër natyror.
Qendra Kombëtare e Informacionit për Tërmetet e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së konfirmoi se kishte marrë raporte për lëkundje në verilindje të Nju Xhersit dhe Staten Island në Nju Jork, por përjashtoi mundësinë e një tërmeti.
Momenti kur banorët ndjejnë dridhje teksa meteori fluturon mbi 'Statujën e Lirisë'

