Pushimet e një familje nga Teksasi janë kthyer në makth teksa ato po vizitonin qendrën e kafshëve të egra Fossil Rim në Afrikë.
Kjo qendër është e vetmja që lejohet për vizitorët të kalojnë një shteg për të parë kafshët e egra dhe për t'i ushqyer.
Por në këto momente filloi dhe tmerri për familjen nga Teksasi.
Fëmija 2 vjeç i familjes i ulur në pjesën e pasme të makinës dhe teksa ushqente gjirafën, kafsha e kap nga këmisha dhe e ngre në ajër.
Babai i vogëlushes, Jason Toten tha se incidenti ishte një aksident.
“Paisley po mbante çantën dhe gjirafa shkoi për të marrë çantën, por përfundoi duke kapur këmishën e saj.''
Vogëlushja u lirua menjëherë nga gjirafa dhe për fat të mirë nuk pësoi asnjë lëndim.







