Një avion me 62 persona në bord është rrëzuar në shtetin brazilian të Sao Paulo. Mediat lokale raportojnë se të 58 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit kanë ndërruar jetë.
Aeroplani turboprop me dy motorë po fluturonte nga Cascavel në shtetin jugor të Paranas për në aeroportin kryesor në qytetin e Sao Paulo.
Avioni u rrëzua mbi qytetin e Vinhedo, citohet të ketë njoftuar linja ajrore Voepass.
Linja ajrore tha se nuk mund të konfirmonte statusin e personave në bord, apo se si ndodhi aksidenti, por pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë avionin që zbret vertikalisht, duke bërë disa spirale teksa bie në tokë.







