SHBA- Një aeroplan i vogël me tre persona në bord është rrëzuar në Florida teksa ishte drejtuar për në aeroportin ndërkombëtar Tallahassee.
Mediat e huaja shkruajnë se piloti kishte raportuar probleme me timonin para se aeroplani të rrëzohej. Pas rrëzimit, aeroplani shpërtheu në flakë duke lënë të vdekur të tre personat që ndodheshin në bord.
Videoja tregoi mbeturina të shpërndara nëpër rrugë dhe në shina treni. Ende nuk ka një shpjegim të saktë se çfarë e shkaktoi përplasjen e aeroplanit. Versus.al








