
SHBA- Një helikopter u rrëzua në lumin Hudson në Nju Jork dhe u fundos. Në bord ndodheshin gjashtë persona: piloti, dy të rritur dhe tre fëmijë, të cilët ishin anëtarë të një familjeje turistësh spanjollë. Helikopteri ishte në një fluturim “komercial” për të eksploruar qytetin, mbi rrokaqiejt e Manhattanit, por pas 15 minutash nga ngritja, u rrëzua.
Për pasojë, ndërruan jetë të gjithë personat që ndodheshin në bord. Dëshmitarët thonë se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm dhe menjëherë pas kësaj avioni u rrëzua në lumë. Njëri prej tyre raportoi se motori i helikopterit ishte fikur para se të binte në ujë.
Modeli i rrëzuar ishte një “Bell 260” i cili po kryente fluturimin e gjashtë të ditës. Shpëtimtarët e gjetën atë përmbys në lumë, disa metra larg bregut. Versus.al








