BOTA /

VIDEO/ U vra nga ushtria izraelite, publikohen pamjet kur lideri i Hamasit largohej nga tuneli nëntokësor pak para sulmit të 7 tetorit

Shkruar nga Versus

VIDEO/ U vra nga ushtria izraelite, publikohen pamjet kur lideri i Hamasit

Detaje të reja janë publikuar lidhur me liderin e Hamasit Yahya Sinwar i cili u vra ditë më parë nga forcat izraelite gjatë një përplasje me armë në Gaza brenda një apartamenti. Së fundmi është publikuar një tjetër video nga ana e ushtrisë izraelite ku tregohen momente të Sinëar dhe familjarëve të tij të cilët largohen nga tuneli nëntokësor i Hamasit pak momente para sulmit të 7 tetorit kundër Izraelit ku mbetën të vrarë mbi 1200 persona.

“Sinwar kishte punuar për vite me radhë për planin e sulmit terrorist të 7 tetorit kundër Izraelit,” tha ai, duke treguar pamjet që tregonin Sinwar dhe familjen e tij duke ecur nëpër një nga tunelet nëntokësore të Hamasit vetëm disa orë përpara pushtimit të 7 tetorit.

Pasi Izraeli iu përgjigj sulmit të Hamasit duke vendosur operacione ushtarake, Sinwar shkoi në Rafah, tha zëdhënësi i IDF. Aty, siç tha Hagari, u gjet material gjenetik i Sinwar, pak metra larg tunelit ku u gjetën të vdekur gjashtë pengje izraelitë.

Michael Kuby, ish-zyrtari i Shin Bet (Agjenci e sigurisë së Izraelit) që mori në pyetje Yahya Sinwar për 180 orë ndërsa mbahej në burgjet izraelite, tha se lideri i Hamasit në Gaza ishte një njeri i pamëshirshëm dhe racional me “sy vrasës”, i cili ia kishte kushtuar jetën ekskluzivisht shkatërrimit të Izraelit dhe vrasjes së hebrenjve.

Ndërsa ditë më parë izraelitët publikuan edhe videon e filmuar nga një dron izraelit ku i jepet goditja finale Sinwarit i cili ishte ulur i plagosur në një prej kolltukëve të apartamentit të bombarduar. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: