Një telefonatë emergjente ka ndërprerë në mënyrë të pazakontë konferencën për shtyp të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme në Rusi, Maria Zakarova.
Ndonëse nuk dihet bashkëbiseduesi, nga ana tjetër e telefonit, Zakarovës iu kërkua që të mos e komentojë sulmin me raketë ndërkontinentale që Rusia ndërmori këtë të enjte ndaj Ukrainës.
Gjithçka u dëgjua nga gazetarët e pranishëm sepse ndonëse telefonata ishte konfidenciale, mikrofoni në podium ishte hapur dhe zëri jehoi.
Biseda e regjistruar gjatë konferencës së Zakharovës tregon edhe njëherë kontrollin e rreptë që Kremlini ka mbi çdo koment që bëhet mbi ngjarjet e luftës.








