
Ministri izraelit i Mbrojtës Israel Katz i cili ishte personi i parë publik që njoftoi vdekjen e liderit të Hamasit Yahya Sinwar, ka vazhduar sërish me një postim ndaj Rexhep Tajip Erdogan.
Duke iu drejtuar presidentit turk i cili ka shprehur vazhdimisht mbështetjen për Hamasin, Katz shkruan në postin e tij:
'Merre mbrapsht mikun tuaj përdhunues dhe vrasës Sinwar’ postim të cilin e ka shoqëruar me një foto të liderit të vrarë të organizatës terroriste në rrënoja në Rafa.
Në deklaratat e fundit Erdogan është shprehur se nëse nuk ndalet zgjerimi i Izraelit, Turqia mund të jetë në rrezik dhe për këtë po merren masa paraprake./Versus.al







