BOTA /

Vritet lideri kryesor i Hamasit! Po merrte pjesë në inagurimin e presidentit iranian

Mediat e huaja shkruajnë se dyshimet janë që Haniyeh të jetë vrarë nga një sulm ajror izraelit në rezidencën ku po qëndronte.

Shkruar nga Versus
Vritet lideri kryesor i Hamasit! Po merrte pjesë në inagurimin e
Ismail Haniyeh

Figura kryesore e grupit terrorist të Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë në orët e para të së mërkurës së sotme pas një sulmi ajror izraelit.

Haniyeh ndodhej në Iran për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit të ri iranian, Masud Pezeshkian i cili fitoi zgjedhjet e parakohshme të cilat u organizuan pas vdekjes tragjike të Ebrahim Reisit i cili u gjet i pajetë në vendin ku ishte rrëzuar avioni me të cilin udhëtonte.

“Hamasi vajton për popullin tonë të madh palestinez, për kombet arabe dhe islamike dhe për të gjithë njerëzit e lirë të botës, dëshmorit, Muxhahidit Ismail Haniyeh, kreut të lëvizjes, i cili u vra në një sulm të pabesë sionist ndaj tij. rezidenca në Teheran pas pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri iranian”, thuhet në një deklaratë në Telegram.

Për ngjarjen raportuan edhe mediat iraniane të cilat bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur hetimet për atentatin që iu bë Haniyeh në rezidencën ku po qëndronte në Iran. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: