Ditën e djeshme, qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj në 38 komunat e vendit. Votimet u zhvilluan pa ndonjë incident të madh.
Duke u bazuar tek numërimi i deritanishëm i votave, në 21 komuna qytetarët i kanë zgjedhur që në raundin e parë krerët e komunave, ndërsa në 17 të tjera do të zhvillohet raundi i balotazhit.
Mes tyre është edhe Prishtina ku do të përballen LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje. KQZ-ja tha se pret që brenda javës të përmbyllë numërimin e të gjitha votave, përkatësisht të asamblistëve, votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë.
Gara ka përfunduar edhe në katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Atje kanë fituar kandidatë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Versus.al







