Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, ka nisur festën në Prishtinë.
Muzika dhe dajret kanë shpërthyer në kryeqytetin e Kosovës, pasi Përparim Rama rezulton i pari sipas rezultateve paraprake.
Deri më tani kryeqyteti i Prishtinës dominohet nga kandidati Përparim Rama nga radhët e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës me 44.27% të votave. I dyti në garë renditet Hajrulla Çeko, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje me 26.50% të votave.
Ashtu siç e parashikonin dhe exit poll-et, Përparim Rama do të dominojë rezultatin me një diferencë të ngushtë nga Hajrulla Çeko, por nuk është përjashtuar mundësia e një balotazhi.
Deri më tani janë numëruar 4 kuti votimi nga 268 në total.
-Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)- 445 Vota
-Hajrulla Çeko nga Lëvizja Vetëvendosje- 299 vota
-Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës -283 vota
-Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-16 vota
-Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate-15 vota
-Fatmir Selimi -6 vota
-Merkur Beqiri nga Alternativa-2 vota
-Lulzim Syla- 1 votë
-Agim Krasniqi- Prishtina në dorën tënde-1 votë
-Nedime Belegu nga Epoka e Hyjneshës në Prishtinë- 1 votë







