Dy pilotë dhanë frymën e fundit në Buenos Aires të Argjentinës, kur avioni privat të cilin ato pilotonin u përplas tragjikisht me tre shtëpi.
Përplasja ndodhi dje në mesditën e kohës lokale, teksa avioni po ulej në aeroportin San Fernando në Buenos Aires, me pilotët që dukej se humbën kontrollin dhe u përpoqën të rrisnin shpejtësinë për t'u ngritur përsëri, avioni rrëshqiti nga pista dhe u përplas me shpejtësi në shtëpi duke bërë që ato të shpërthejnë në flakë.
Të vetmit pasagjerë të avionit, kapiteni 44-vjeçar Martin Fernandez Loza dhe bashkë-piloti 35-vjeçar Agustin Orforte, humbën jetën në përplasje.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse për të shuar zjarrin që është përhapur në makina, ndërsa u dëmtuan tre shtëpi. Një qiramarrës 73-vjeçar i njërës prej tyre është shtruar në spital.
Dy pilotët po ktheheshin nga Uruguai, ku më parë kishin hipur në një fluturim çarter.







