Çfarë do të gjeni në brendësi
*Operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit Klodian Llomi (Mazari) në Dibër nuk shkoi sipas planit. Gjatë aksionit, dy efektivë të forcave “Shqiponja”, Gentjan Meda dhe Bilal Gjapi mbetën të plagosur për shkak të rënies nga lartësia. *Llomi fshihej në një banesë tre katëshe. Pasi kuptoi se policia kishte mbërritur aty, ai u hodh nga kati i dytë për t’u arratisur. Gjatë arratisjes, hodhi nga muri edhe efektivin Gentjan Meda i cili u transportua më pas drejt Traumës për shkak të dëmtimeve të shumta që mori. I plagosur mbeti edhe Bilal Gjipa i cili u rrëzua nga lartësia. *Fatmirësisht efektivët arritën të kapnin 35 vjeçarin që rezulton i dënuar në Itali për 3 vepra penale, trafik droge, prostitucion dhe grup kriminal.
Hodhi nga muri efektivin e Shqiponjave, kush është i arrestuari që 'ngriti në këmbë' policinë e Dibrës
Personi që shihni në foto është Klodian Llomi (Mazari), 35 vjeçari i cili u hapi shumë probleme efektivëve të forcave ‘Shqiponja’ në Dibër gjatë aksionit të zhvilluar për kapjen e tij në një banesë tre katëshe.
Llomi rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar në Itali me 6 vite e 7 muaj burg për trafik droge, grup kriminal dhe prostitucion.
Teksa zhvillohej operacioni për kapjen e tij, 35 vjeçari ka hedhur nga muri efektivin Gentjan Meda i cili ishte vënë në ndjekje. Për pasojë Meda pësoi dëmtime të shumta trupore dhe u transportua drejt spitalit të Traumës për shërbim mjekësor më të specializuar. Versus.al
Dy policët e ‘Shqiponjave’ u pl*gosën gjatë aksionit për kapjen e personazhit të rrezikshëm, zbardhet ngjarja në Dibër
Policia e Dibrës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar së fundmi për kapjen e 35 vjeçarit të dënuar në Itali, Klodian Llomi (Mazari), gjatë të cilit u plagosën 2 efektivë policie.
Gjatë aksionit, policia njofton se inspektori Gentjan Meda është rrëzuar nga një mur rrethues gjatë tentativës për të kapur Llomin. Për pasojë ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës me helikopter.
Ndërsa efektivi tjetër, Bilal Gjapi dyshohet se ka pësuar dëmtime në këmbë.
Në tentativë për t’u arratisur, personi i dënuar në Itali për 3 vepra penale, është hedhur nga kati i dytë i banesës ku fshihej, por është arrestuar më pas. Ndaj tij ka një dënim prej 6 vitesh e 7 muaj burg nga gjykata italiane për grup kriminal, trafik droge dhe prostitucion. Versus.al
Operacioni për kapjen e personazhit të rrezikshëm në Dibër, plagosen 2 efektivë të Shqiponjave

Dy efektivë të forcave “Shqiponja” kanë mbetur të plagosur gjatë një operacioni të zhvilluar për kapjen e një personi të shumëkërkuar nga policia e Dibrës. Bëhet fjalë për efektivët Gentjan Meda dhe B.Gj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në momentin kur policia ishte futur në banesën tre katëshe për të arrestuar personazhin e shpallur në kërkim. Në rrethana ende të paqarta, 40 vjeçari Meda dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka dëmtuar kokën, ndërsa polici tjetër B.Gj, ka thyer këmbën.
Efektivi Gentjan Meda është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Versus.al

