
Në Apelin e Gjykatës së Posaçme është zhvilluar sot seanca e parë në themel për inceneratorin e Tiranës. Prokurori i SPAK, Dritan Prençi ka kërkuar që shqyrtimi gjyqësor të ripërsëritet pasi duhet të marrë prova të reja duke u mbështetur edhe në ankimet e bëra nga palët. Gjithashtu ai kërkoi që të rishqyrtohet masa për ish-ministrin Lefter Koka i cili u lirua nga burgu.
“Në momentin kur është marrë vendimi nga GJKKO nuk kanë qenë këto rrethana të reja, që ne i mendojmë të tilla dhe duhet ti vlerësojë tashmë ky kolegj. Kërkojmë përsëritjen e shqyrtimit gjyqsor për të marrë disa prova sa i përket edhe ankimit që është bërë nga palët. Kjo edhe sa i përket Lefter Kokës ndaj të cilit është shuar masa e arrestit. Gjykata të vlerësojë provat që janë administruar në shkallë të parë”- u shpreh Prençi.
Nga ana tjetër avokati i Kokës tha se ish-ministri është gjykuar dhe dënuar për inceneratorin e Tiranës dhe e ka shlyer dënimin duke qëndruar në paraburgim.
“Kërkesa e SPAK për rriçeljen e shqyrtimit gjyqsor është e pabzauër materialisht dhe procedutalisht. Lefter Koka është dënuar, nuk është shpallur i pafajshëm. Baza ligjore që SPAK kërkon për marrjen e një prove të re nuk është e drejtë për të mbeshtetur ankimin. Koka është gjykuar dhe hetuar për inceneratorin e Tiranës me masë “arrest në burg”, dhe në 16 prill 2025 është deklaruar fajtor që përkon dënimi me kohën kur ai ka qenë në paraburhim dhe gjykata shoi masën e sigurisë ndaj tij sepse përkonte me kohën kur ai ka qënduar në paraburgim. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës së prokurorit"- u shpreh mbrojtja e Kokës.
Trupa gjykuese Ilirjana Olldashi relatore, anëtarë Nertina Kosova dhe Daniela Shirka. Versus.al


