
Autoritetet doganore në Rinas kanë bllokuar në aeroport 920 pajisje elektronike të ndryshme të cilat po futeshin në vendin tonë për t’u shitur më pas në biznese të ndryshme.
Bllokimi u bë për shkak të mungesave të dokumentacionit sa i takon pronësisë intelektuale. Mes pajisjeve të bllokuara janë 510 celularë Iphone dhe Samsung.
“Në vijim të kontrolleve për respektimin e ligjshmërisë, Dega Doganore Rinas ka bllokuar 920 pajisje elektronike të markave Apple dhe Samsung, mes tyre 510 celularë të llojeve të ndryshëm
Bllokimi u krye në dyshimin për cënim të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Strukturat doganore po vijojnë verifikimet e mëtejshme për rastin. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.”- thuhet në njoftim. Versus.al

